Koronavirusi ka mbërritur edhe në Ersekë.

Burime konfidenciale bëjnë të ditur se rasti i shënuar në qytetin e vogël juglindor është një grua e moshës rreth 60 vjeçe, e cila kishte vajtur për disa ditë në kryeqytet për vizitë tek djali i saj.

Disa ditë pas ardhjes gruaja ka shfaqur simptoma të këtij virusi dhe pas marrjes së tamponit ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19.

Ndërkohë mjekët epidemiologë kanë bërë të mundur izolimin e saj për të parë më pas edhe kontaktet e afërta të këtij rasti, ndërsa thonë se gjendja e saj është e stabilizuar.

Qyteti i Ersekës është i treti në qarkun e Korçës i futur në zonën e kuqe të të prekurve me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *