Rusia do të fillojë testimet te njerëzit për një vaksinë kundër COVID-19 në qershor.

 

Kreu i Qendrës Shtetërore të Kërkimit të Virologjisë dhe Bioteknologjisë, Rinat Maksyutov deklaroi se laboratori është gati për të filluar eksperimentet te njerëzit më 29 qershor.

 

Ai ka propozuar që testimet e para klinike me 3 vaksina të fillojnë tek 180 vullnetarë.

 

Gjatë një takimi online me presidentin Putin, Maksyutov tha se grupi vullnetarëve është tashmë i formuar dhe se “kemi marrë më shumë se 300 aplikime”, teksa shtoi se shkencëtarët më të mirë kanë përgatitur disa prototipe vaksinash në një laborator në Siberi. Deri më tani, testet janë zhvilluar te minjtë, lepujt dhe kafshë të tjera.

 

Rusia ka ndërmarrë disa masa për të penguar përhapjen e virusit, përfshirë bllokimet në Moskë, Shën Petersburg dhe disa rajone të tjera. Hyrja e shtetasve të huaj është e ndaluar dhe trafiku ajror ndërkombëtar mbetet i pezulluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *