Me shtimin e rasteve pozitive me COVID-19 në të gjithë botën, është shtuar edhe paniku apo frika e njerëzve për këtë koronavirus të ri. Të pakta janë njohuritë që kanë ekspertët mbi virusin “kinez”, ndërsa po bëhen studime sesa mund të mbijetojë ai në sipërfaqe të ndryshme.

 

Neeltje van Doremalen, një virolog në Institutin Kombëtar të Shëndetit të SHBA (NIH) dhe kolegët e saj në Laboratorët “Rocky Mountain” në Hamilton kanë kryer provat e para që tregojnë sesa mund të zgjasë COVID-19 në disa sipërfaqe. Studimi i tyre tregon se virusi mund të mbijetojë në pikëza deri në tri orë pasi të jetë “hedhur” në ajër me anë të kollës apo teshtimës.

 

Pika të imta ndërmjet madhësisë 1-5 mikrometra, rreth 30 herë më të vogël se gjerësia e flokëve të njeriut, mund të qëndrojë për disa orë në ajër të qetë. Studimi zbuloi se COVID-19 mbijeton më gjatë në karton, deri në 24 orë, dhe deri në 2-3 ditë në sipërfaqe plastike apo të çelikta.

 

Po kaq gjatë, sipas studimit, virusi mund të zgjasë edhe në dorezat e dyerve apo në sipërfaqe të tjera të forta. Ndërsa sipërfaqet e bakrit kanë tendencë të “vrasin” virusin për rreth katër orë.

 

Në veshje apo sipërfaqe të tjera nuk është ende e qartë se për sa kohë mund të mbijetojë virusi. Por ka edhe një mënyrë të shpejtë sesi mundet që COVID-19 të shkatërrohet brenda një minute: Përmes dezinfektantëve me 60-70% përmbajtje alkool.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *