Koronavirusi duket se qarkullon kudo, por nuk e “do” detin. Ky është një lajm i morë, thonë studiuesit francezë të “Ifremer”.

Ata vendosën të zbulojnë se çfarë marrëdhënieje ka virusi me ujin e kripur të detit dhe molusqet pasi gjetën gjurmë edhe në ujin jo të pijshëm të Parisit dhe qyteteve të tjera.

Ata punuan për një muaj me ujin e detit dhe molusqet dhe në fund rezultatet ishin plotësisht negative.

“Nuk ka asnjë gjurmë të Sars-CoV-2 në ujin e detit. Ne identifikuam mostrat e detit dhe analizuam edhe molusqet”, thuhet në studim.

Sipas virologut Soizick Le Guyader, kjo gjetje nuk është e sigurtë për të gjithë detin francez, ky padyshim është një lajm i mirë.

Mostrat për studimin janë zgjedhur në bazë të ekspozimit ndaj burimeve të ndotjes nga ujërat që nuk pihen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *