Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rreth 190 mijë persona në Afrikë mund të humbin jetën nga koronavirusi nëse masat kufizuese dështojnë.

Ky paralajmërim vjen në një kohë kur shtetet më të populluara në Afrikë kanë nisur të zbatojnë lehtësimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.

“Covid-19 mund të na instalohet në jetën tonë për disa vjet në të ardhmen, nëse qeveritë në rajon nuk përkrahin qasje proaktive”, ka thënë udhëheqësi i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti.

Ndër të tjera, ai shtoi se nuk duhet ndaluar së testuari, në mënyrë që virusi të izolohet dhe trajtohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *