Ministria e Jashtme informon të gjithë ata që ndodhen në Spanjë se nuk do të penalizohen nëse iu kalon afati i qëndrimit.
Në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, thuhet se janë pezulluar të gjithë procedimet administrative përgjatë gjendjes së emergjencës për qytetarët shqiptarë që janë bllokuar në Spanjë dhe nuk kanë mundësi kthimi në Shqipëri për shkak të Covid-19.
Të gjithë shtetasit e huaj, që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës nuk do të preken gjatë kësaj periudhe. Po ashtu për këta qytetarë nuk do të ketë sanksione për tejkalim të afateve të qëndrimit.