Qysh kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, gishti është drejtuar nga Kina.

 

Dyshimet janë që virusi të ketë dalë nga laboratori i Wuhanit në Kinë.

 

Një hipotezë të tillë e ka hedhur edhe kreu i ekipit të hetuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Peter Ben Embarek,

 

“Një punonjës i laboratorit u infektua, teksa punonte në një shpellë me lakuriqë nate ku grumbullonte kampionë. Një skenar i tillë që mund të lidhet me një rrjedhje nga laboratori, mund t’i përshtatet hipotezës tonë të transmetimit direkt të virusit nga lakuriqët tek njeriu. Është një hipotezë që e konsiderojmë të mundshme”, tha ai gjatë një interviste për një television danez.

 

Pekini zyrtar ka hedhur poshtë pretendimet duke thënë se nuk ka prova shkencore për diçka të tillë. Kina “e hodhi topin” në fushën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se ata duhet të hapin dyert për hetime.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *