Subscribe

Programi “Covax” nisi shpërndarjen e dozave të para të vaksinave kundër koronavirusit në Afrikën perëndimore.

Rreth 600 mijë doza AstraZeneca kanë mbërritur në Ganë. Sipas zyrtarëve vendas vaksinat do të përdoren për t’i dhënë përparësi punonjësve shëndetësorë dhe njerëzve në rrezik të lartë.

Dorëzimi vjen pothuajse tetë muaj pas fillimit të iniciativës COVAX, që synon grumbullimin e fondeve nga vendet më të pasura për të ndihmuar shpërndarjen e vaksinave në vendet më të varfra.

Një ditë më parë drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Ghebreyesus u kërkoi kombeve të pasura të ndajnë dozat e vaksinave me COVAX, duke thënë se qëllimi i shpërndarjes së drejtë ishte “në rrezik”.

“Më shumë se 200 vende ende nuk kanë administruar as një dozë të vetme.” Tha kreu i OBSH-së.

Në këtë nisëm marrin pjesë 180 vende, ndër to edhe Shqipëria. COVAX planifikon të shpërndajë gati 2 miliardë doza vaksinash COVID-19 brenda 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *