Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka kritikuar planin e propozuar nga Bashkimit Evropian për zhvillimin e turizmit këtë verë.

Conte ka deklaruar se nëse do të lejohen korridoret e gjelbra midis vendeve brenda bllokut, atëherë Italia do të largohet nga BE.

“Ne nuk pranojmë marrëveshje bilaterale brenda Bashkimit Evropian që do të krijojnë shtigje të privilegjuara të turistëve. Turizmi nuk mund të kushtëzohet nga marrëveshje bilaterale ose ne do të jemi jashtë Bashkimit Evropian, nuk do ta lejojmë kurrë atë”, tha ai gjatë një konference.

Conte shtoi se diçka të tillë ja ka bërë të qartë Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen se këto korridore do të nënkuptonin shkatërrimin e tregut të vetëm të BE.

Humbjet në sektorin italian të turizmit për shkak të koronavirusit mund të jenë rreth 120 miliardë euro (130 miliardë dollarë) deri në fund të vitit, sipas Konfederatës Italiane të Ndërmarrjeve ‘Confcommercio’.

Korridoret e sugjeruar të turizmit do të lejonin që disa vende me pak raste me koronavirus të hapen në disa destinacione të zgjedhura derisa kufijtë të rihapen plotësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *