Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet në burg,...

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në gatishmëri

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në...

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të...

Panik në fluturimin nga Selaniku në Gjermani, copëza nga...

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe të objekteve...

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për shpenzimet e...

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e sektorit të...

Ulen tensionet mes SHBA dhe Iranit, pas sulmeve, rinisin...

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”, Rama jep...

COD, çelet për herë të parë ekspozita me veprat e përzgjedhura të piktorit të mirënjohur Nazmi Hoxha

9 Prill 21:11

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri iu dedikua këtë mbrëmje promovimit të artit të një prej piktorëve shqiptarë më të spikatur, Nazmi Hoxhës, i cili jeton prej vitesh në New York. Një ekspozitë e veçantë prej 123 punimesh vjen për publikun shqiptar e konceptuar si “ëndrrat brenda një ëndrre”.

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht mik dhe njohës i artit të Nazmi Hoxhës, u shpreh në përshëndetjen e rastit se “Kjo rivënie në kontakt do t’i japë të gjithë atyre që e kanë ndjekur më parë pikturën e Nazmiut kënaqësinë e të rivënit në lidhje me një artist të rrallë, me një piktor me një gjuhë shumë të veçantë, me një mënyrë të të parit të sipërfaqes, të ngjyrave, të formave atipike dhe mbi të gjitha me një konservues shumë xhenuin të ajrit dhe të formacionit koloristik të vendlindjes së vet.”

Edi Rama: Në fakt t’ju them të vërtetën, kur ndodh në pak raste si ky, që unë të jem këtu për dashurinë dhe kërshërinë ndaj autorit dhe pastajmë futet dhe kryeministri në mes, më duket vetja pak si në mes dy gjërave nga të cilat edhe kur unë dua të ndahem, nuk më ndajnë dot të tjerët.

Gjithsesi për mua në këtë moment është realisht kënaqësi dhe emocion si një mik i hershëm, por edhe si një ndjekës, nga të parët besoj të Nazmiut, të cilin edhe pse kam qenë i gjatë edhe kur isha më i vogël në një moshë ku distanca në moshë është shumë më e ndjeshme sesa distanca në moshë sot me dikë që është disa vite më i ri ose disa vite më i vjetër.

Më vjen jashtëzakonisht keq që sot mungon këtu një njeri i cili ka qenë energjia që na bashkonte me Nazmiun dhe ka qenë një, do thoja militant i flaktë i artit të Nazmiut, Agim Rada që e kujtoj me shumë nostalgji edhe pse është ndarë nga jeta, jo prej shumë kohesh edhe jam i bindur që është një mungesë që të gjithë ne bashkë pavarësisht se kemi secili dhe secila vendin tonë këtu, nuk e kompensojmë dot në raport jo thjesht me Nazmiun si person, por në raport me artin e Nazmiut.

E për të folur për artin e Nazmiut nuk është e lehtë, është një pikturë atipike e cila ka evoluar duke ruajtur gjithsesi atë brumin e vetë të parë, por për ata që nuk i kanë parë punët e Nazmiut në të shkuarën mund të them vetëm që ato kanë qenë përgjithësisht sipërfaqe që në një distancë prej disa metrash dukej sikur ishte një sipërfaqe e njëjtë, por pastaj duke u afruar zbuloje përmes detajesh shumë delikate një majë mali, një pemë, një dhi, një kalë e kështu me radhë.

E në atë kohë, kjo është arsyeja pse ju bëra përshkrimin e punëve sepse dua në njëfarë mënyrë të sjell këtu Gim Radën. Në atë kohë në shtëpinë e Gimit gjendej koleksioni më i madh i punëve të Nazmiut që ishin të varura në muret e shtëpisë nga të katër anët dhe një ditë më kujtohet që më thotë Gimi; nuk kam fjetur asnjë minutë, ka qenë një natë e tmerrshme me një mushkonjë që më vinte tek veshi më bënte një zhurmë si turjelë. Unë hapja dritën dhe nuk e gjeja. Mbyllja dritën, shtrihesha, vinte zhurma! Hapja dritën nuk e gjeja dhe derisa u zbardh dhe më kishte ikur fare gjumi, kur e shoh mushkonjën që pozonte si shqiponjë në një qiell blu të Nazmiut. Domethënë për t’ju fshehur këtij që donte ta kapte, mushkonja shkonte te piktura dhe bënte sikur ishte shqiponjë dhe kur ndizej drita dukej si shqiponjë.

Thënë ose kujtuar ky moment, që ka qenë një ndër shumë momentet e humorit të përzier me shumë rebelim të Gimit në të gjitha format unë dëshiroj që të kujtoj këtu që Nazmiu pas një periudhe të shkurtër në Shqipërinë e çliruar apo të ri pushtuar nuk e di, u largua dhe sot vjen për herë të parë pas shumë vitesh me një koleksion punësh të krijuara në një studio në shtëpinë në Amerikë e cila në njëfarë mënyre është një shtëpi ku ai ka mbledhur mesa duket nga pikturat të gjitha ato që ka marrë nga fëmijëria, të gjitha ato që ka marrë nga vendlindja e tij dhe pastaj i ka vendosur me durim dhe ditë për ditë nëpër telajot e tij.

Tani nuk dua të komentoj më shumë, s’dua as t’ju mbaj më gjatë. Më vjen shumë mirë që sot ka shumë njerëz dhe jam i bindur që një pjesë e tyre e rëndësishme kanë ardhur për të shuar një mall me Nazmiun, por edhe me pikturën e Nazmiut.

Unë vetë personalisht për një periudhë kohe isha i shkëputur nga vazhdimësia e krijimtarisë së tij dhe me shumë dëshirë dhe me shumë kuriozitet jam rivënë në kontakt pas disa kohesh dhe besoj që kjo rivënie në kontakt do t’i japë të gjithë atyre që e kanë ndjekur më parë pikturën e Nazmiut kënaqësinë e të rivënit në lidhje me një artist të rrallë, me një piktor me një gjuhë shumë të veçantë, me një mënyrë të të parit të sipërfaqes, të ngjyrave, të formave atipike dhe mbi të gjitha me një konservues shumë xhenuin të ajrit dhe të formacionit koloristik të vendlindjes së vet.

Nazmi, të falënderoj shumë për ardhjen këtu dhe për bujarinë me të cilën i ofrove kësaj hapësire pikturat e tua. Hapësira, ke të drejtë është e bukur nga pikëpamja e asaj që ofron për pikturën. Shpresoj që në fund fare të kthehesh i pasuruar nga kjo prekje e Shqipërisë edhe më shumë dhe pastaj më vonë, në të ardhmen të kemi mundësi të shohim të tjera krijime ne atë dhomën e kyçur të kujtimeve dhe të ëndrrave të tua.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Edi Rama nazmi hoxha

Nga e njëjta kategori

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet në burg, tjetra në arrest shtëpie, 15-vjeçarja shtrohet në spital

më shumë...

A e dini se librat mund t’ju bëjnë të ndiheni më mirë? Ja çfarë është biblioterapia

më shumë...

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në gatishmëri

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

5:19

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e...

5:06

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:48

Shqipëria dhe Mali i Zi do të...

4:35

Panik në fluturimin nga Selaniku në Gjermani,...

4:26

Çfarë është ankthi i mbrëmjes dhe si...

4:14

5 trajtime shtëpiake kundër pickimit të mushkonjave

3:51

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe...

3:45

Me mbi 100 km/h, policia i heq...

3:19

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për...

3:11

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e...

2:47

Ndezi zjarr në tokën e tij, por...

2:28

Dënohen 5 anëtarët të “Revanshit”, u akuzuan...

2:08

Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore...

2:05

Edicioni i 9-të i “MIK Festival”, koncerte...

2:01

Ulen tensionet mes SHBA dhe Iranit, pas...

1:50

Princ Leka bëhet baba për herë të...

1:47

U kap me kokainë në makinë, gati...

Më të klikuarat

  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar p...
  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.