Autoritetet spanjolle kanë goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, të përbërë nga shtetas shqiptarë që veprojnë në perëndim të Almerisë. Në pranga u vunë 9 persona.

 

Gjatë operacionit, u sekuestruan 400 kg hashash.

 

Raportohet se grupi synonte të trafikonte drogë përmes transportit rrugor. Operacioni i koduar “Menthan” u zhvillua ne Aguadulce dhe Vicar, pasi aktiviteti kriminal ishte përqëndruar në këto dy zona.

 

Drejtori i Policisë, Maria Gamez tha se hetimet zbuluan se të arrestuarit ishin pjesë e një fraksioni të një organizate ndërkombetarë të lidhur me mafien italiane, Sacra Corona Unita. Operacioni filloi ne Prill të vitit të kaluar, kur u arrestua një person, i cili po transportonte 26 kg kanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *