Vendi është përshire pasditen e së martës nga një valë protestash. Ato janë organizuar nga qytetarë, fermere e biznese të mbështetura nga PD-ja.

 

Protestuesit në Durrës bllokuan aksin nacional drejt Tiranës duke kërkuar ulje të çmimit të naftës, ndërkohë që pak a shumë në një linjë ishin edhe qytetarët protestues në Vlorë.

 

Ne Fier gjithashtu mbështetes të PD dolen në rrugë dhe kërkuan ulje të taksave, të cmimit të naftës dhe të energjisë.

 

Fermerët e juglindjes të mbështetur nga PD kanë bllokuar rrugën nacionale Korçë-Kapshticë-Pogradec për minuta të tëra, për mos shitjen e prodhimeve bujqësore si dhe në përkrahje të protestës së studenteve.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *