Ndeshja e shqipërisë me Kroacinë doli barazim, çka bëri që vendi ynë të siguronte  pikën e parë në Euro 2024,

Qazim Laçi dhe Klaus Gjasula i shënuan golat për kuqezinjtë, ndërsa Andrej Kramaric dhe një autogol i tanëve ishin golat e kroatëve.

Dëshira e madhe për të fituar e kuqezinjve ka rënë në sy tek mediat e huaja.

Mjedia italiane “Gazetta dello Sport” shkruan: Festa e Shqipërisë në kohën shtesë. 2-2 vjen në minutën e 95-të. Kroacia me shpatulla pas murit, duhet vetë fitore ndaj Italisë.

“Klaus Gjasula godet vonë pas autogolit për të rrëmbyer Shqipërinë në barazim me Kroacinë”, shkruan “The Guardian”.

“Çmenduri shqiptare e minutës së fundit”, shkruan “Bild”. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *