Interes i madh për të ndjekur nga afër derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana.

 

Ndeshja historike mes dy prej klubeve më në zë të futbollit shqiptar do të luhet në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania Stadium” dhe kjo gjë ka bërë që të shtohet edhe më shumë interesi për të ndjekur nga afër këtë duel.

 

Ndonëse çmimet janë mesatarisht të larta për futbollin tonë, klubi I Partizanit njofton se deri më tani janë shitur 17500 bileta.

 

“Klubi njofton se vazhdon të ketë një interesim të jashtëzakonshëm për derbin Partizani – Tirana i cili luhet nesër në “Air Albania Stadium” ora 19:00. 17.500 bileta është deri më tani numri i biletave të shitura përgjatë ditës së sotme.”, shkruan klubi I Partizanit në Facebook.

 

Klubi thekson më tej se biletat do të vijonë të shiten edhe ditën e premte nga ora 10:00 deri 19:00 pranë pikave të shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në dyqanin zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *