Ndeshje e cmendur ajo e javës së dytë të kampionatit anglez mes Brighton dhe Manchester United. Djajtë e Kuq fituan 3 me 2 vetëm në minutën e 100 falë një penalltie të dhënë nga sistemi VAR që u pa pasi gjyqtari kishte vërshëllyer përfundimin e ndeshjes.

 

Po kaq e pabesueshme ishte edhe kronika e ndeshjes pasi të zotët e shtëpisë goditën 5 herë shtyllën, ndërsa Manchester United iu anuluan dy gola. Brighton kaloi në avantazh me një penallti të Maupay në minutën e 40, por vetëm 3 minuta më pas një autogol i Dunk baraspeshoi gjithcka.

 

Në pjesën e dytë Rashford përmbysi shifrat me një aksion personal. Por në fund të ndeshjes ndodhi gjithcka. Brighton barazoi në minutën e fundit shtesë me anë të March.

 

Në frymën e fundit ndodh një episod në zonën e Brighton për një prekje të mundshme të topit me dorë nga vendasit. Gjyqtari vërshëllen mbylljen e ndeshjes.

 

Por pastaj shkon të shohë VAR-in dhe kthen skuadrat në fushë. Penalltia për miqtë kthehet në gol nga Bruno Fernandez dhe Djajtë e Kuq marrin tre pikët e para në kampionat pas humbjes javën e kaluar me Crystal Palace.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *