Subscribe

Beniada Nishani, mbesa e ish presidentit Bujar Nishanit ka qenë në vëmendjen e mediave italiane për fotot e saj sensuale.E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, në Vizion Plus ajo rrëfeu se si ka reaguar familja e saj e kryesisht i ati, kur Beniada ka marrë vendimin për të pozuar gjysmë e zhveshur. “Gjithë këto modele e suksesshme kanë filluar me fotot sensuale. Është diçka strategjike dhe fotot sensuale janë më të guximshme. Është pika e fortë e imja, të gjitha modelet nxjerrin trupin dhe fytyrën, jo vetëm unë .Në fillim nuk e pritën mirë, sepse më thonin shiko shkollën dhe në fillim ishin skeptik. Prindërit kanë frikë që mos shkoja në rrugën e gabuar dhe më jepni këshilla dhe avash avash më kanë pranuar.”Modelja tregoi gjithashtu se komentet nuk kanë qenë të gjitha positive duke iu referuar kështu ndjekësve nga Shqipëria. endrra e saj është të ngjitet në skenën e Festivalit të Sanremos. E frymëzuar nga Alketa Vejsiu që u ngjit në skenën e Aristonit këtë vit, Benaida tregoi se ëndrra e saj më e madhe është të prezantojë festivalin më të madh të muzikës italiane, Sanremon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *