Subscribe

Çmimi i karburanteve në vendin tonë ka arritur në nivele rekord.  Këtë të shtunë, nafta dhe benzina jane tregtuar me 230 lekë për litër.

 

Kjo është rritja e dytë brenda dy ditëve, pasi të enjten çmimi u shtrenjtua me pesë lekë, duke qëndruar në nivelet e 199 lekëve.

 

Edhe në bursat ndërkombëtare nafta ka njohur rritje për shkak të luftës në Ukrainë, që shkon deri në 118 dollarë për fuçi.

 

Ekspertët kishin paralajmëruar që “dallga” e shtrenjtimit do të përfshinte edhe Shqipërinë prej situatës së krijuar në tregjet e huaja, por sipas tyre, nuk duhet të ishte reflektuar kaq shpejt.

 

Tregu ynë i karburanteve duhet të ketë furnizim për 1-3 muaj dhe për këtë arsye, ekspertët flasin për abuzim nga ana e operatorëve, duke përfituar nga paniku i krijuar prej konfliktit ushtarak.

 

Në datën 25 shkurt, Autoriteti i Konkurrencës vuri nën hetim tregun e karburanteve, për të kuptuar nëse mes operatorëve ka marrëveshje për të përcaktuar çmimet për konsumatorët, por ende nuk ka një rezultat.

 

Aktualisht nafta në vend ka kapur niveleve rekord historike prej 230 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *