Club Brugge mori përkohësisht e vetme kryesimin e kampionatit skocez, pasi mundi 2 me 1 në transferte skuadrën e Zulte Varengem, sfide e transmetuar në Tring. Tre pikësh shumë i rëndësishëm për miqtë, të cilët në 3 javët e para të kampionatit kanë marrë pikët maksimale 9. Por fitorja bëhet edhe më e bukur po të kemi parasysh se Zulte ishte kryesuese e kampionatit se bashku me Club Brugge, deri përpara kësaj sfide.

 

Pjesa e parë u mbyll 1 me 0 per miqtë falë një goli të shënuar nga Bonaventure në minutën e 22, pas një pasimi të Limbombe. Starti i pjesës së dytë ishte shumë intensiv. Fillimisht Clube Brugge dyfishoi shifrat me nje 11-metersh të kthyer në gol nga Vossen në minutën e 48, ndërsa 5 minuta më vonë të zotët e shtëpisë, shkurtuan diferencat me anë të Leya.

 

Megjithe përpjekjet deri në fund, Zulte nuk arriti të barazojë e për pasojë Brugge do i kënaqet e vetme vendit të parë të paktën deri të dielen kur luhet ndeshja e dytë më e rëndësishme javës që gjithashtu do transmetohet ne Tring, ajo mes Sporting Charlerua dhe Anderlecht, dy ekipe që kanë respektivisht 6 dhe 4 pikë në klasifikim.

 

Ndërkohe ne Skoci, nje tjetër ekskluzivitet i Tring, në sfidën hapëse të javës së dytë, kampionet e Celtic fituan minimalisht 1 me 0 në transferte me Partick Thistle, rezultat që gjithsesi i lejon të kryesojnë për momentin të vetëm me pikë të plota 6.

 

Miqtë u mjaftuan në këtë ndeshje me një gol të vetëm të shënuar nga Ntcham në minutën e 25 të pjesës së parë. Ekipi i njohur skocez u mundua të mos harxhonte shumë energji pasi të mërkurën ka ndeshjen e parë të rëndësishme të Play Off në Championas League ndaj Astanes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *