Kandidatja demokrate Hillari Klinton, ka akuzuar rivalin e saj Trump për mospagim taksash, për afro dy dekada. Duke iu referuar dokumenteve të publikuara në media, Klinton tha nga Ohaio se kandidati republikan, premton ndryshimin e një sistemi të kalbur, që ai e përfaqëson më së miri.

Hillari Klinton: Në një kohë kur miliona familje amerikane – përfshi dhe timen dhe tuajën, punojnë fort dhe paguajnë taksat, Trump nuk jep asnje qindarke. Ai është pasqyra e sistemit të cilin pretendon qe do ta ndryshojë nese zgjidhet si President.

Në fundjave mediat në SHBA, përfshi dhe “Nju Jork Times” kanë shkruar se Trump ka shmangur taksat prej vitit 1995. Ndërsa miliarderi i njohur akuzoi gazetat se janë vene ne shërbim të ish-sekretares amerikane. Çështja e taksave ka qenë një nga pikat më të forta të Klinton në debatin e parë presidencial. Në një sondazh të fundit, demokratja rezulton të jetë përpara me 5 pikë ndaj multimiliarderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *