Ai është një nga shqiptarët më të suksesshëm në botë, që po arrin të depërtojë bindshëm në tregun ndërkombëtar të muzikës.

 

 

 

 

Pas suksesit që ka korrur me projektin e tij të fundit muzikor, “The Way I Love Her”, Stanaj ka treguar se do të nisë së shpejti një turne muzikor nëpër Europë si i ftuari special në koncertet e Jessie J.

 

 

 

 

“Do të jem në turne me këtë perlë, Jessie J. Rezervoni biletat tuaja. Po pres tju shoh me padurim të gjithëve”, ka shkruar në njërin prej postimeve të bëra në rrjetin social Instagram. Ndërsa në një tjetër postim, krenaria shqiptare shkruan: “Shumë i emocionuar që do të jem duke performuar në Europë për herë të parë. Të këndoj për ju, është ndjesia më e bukur në botë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *