Presidenti Meta dekoron me Titullin “Mjeshtër i Madh” futbollistin e shquar të ekipit “17 Nëntori” dhe ekipit Kombëtar, Shkëlqim Muça

 

Vlerësimi në Presidencë u bë me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për talentin, cilësitë e shquara dhe kontributin e spikatur, në sukseset e ekipit ’17 Nëntori’ dhe Ekipit Kombëtar. I jashtëzakonshëm në fushën e blertë, dirigjent i shkëlqyer dhe gjithmonë fitues”.

 

“Shkëlqim Muça është një nga talentet e jashtëzakonshme të futbollit shqiptar, i cili ka luajtur me shumë sukses dhe ka një kontribut të jashtëzakonshëm në rezultatet e ekipit “17 Nëntori” në atë kohë dhe “KF Tirana” sot dhe padyshim tek Ekipet Kombëtare, si një nga mesfushorët, organizatorët, dirigjentët, dhe sulmuesit më të spikatur të tyre.Cilësitë e tij të shkëlqyera fizike dhe teknike e bënë atë të dallohet dhe të shkëlqejë menjëherë duke u bërë truri dhe protagonisti i shumë arritjeve të “17 Nëntorit”, por edhe Ekipeve Kombëtare, duke nisur me suksesin e veçantë si titullar në vitin 1981 me Ekipin Kombëtar “Shpresa” si kampion të Ballkanit, për të vazhduar me disa tituj kampion kombëtar me “17 Nëntori”-n dhe me disa Kupa të Republikës. Kur ai bashkohej në sulm me Mingën dhe Kolën, ishte një treshe jashtëzakonisht e frikshme për kundërshtarët dhe mjaft rezultative, po të kemi parasysh se kjo treshe shënoi rreth 400 gola dhe Muça vet 87 të tillë, përveç edhe shumë asisteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *