Njohim pafund raste mikeshash të ngushta, kolegësh a partnerësh që kanë lindur në të njëjtën ditë, mirëpo jo të gjithë kanë ‘’fatin’’ të festojnë datën e lindjes me prindërit.

 

Themi ‘’fatin’’ pasi i vogli i Çiljeta Xhilagës feston ditën e sotme jo vetëm 6-vjetorin, por edhe datëlindjen e mamasë së tij të famshme.

 

Pikërisht siç e lexuat, nënë e bir festojnë së bashku ditëlindjen sot dhe sigurisht që një datë e tillë e ka bërë Xhilagën më nostalgjike se kurrë më parë.

 

Ajo ka zgjedhur të kthehet pas në kohë dhe të ndajë me ndjekësit e saj momentet e para kur mori Fernandon në krahë, i cili asokohe dukej si një kukull plastike, por tani është kthyer në burrin e familjes dhe mikun më të mirë të këngëtares.

 

 

Çiljeta i ka surprizuar të gjithë duke publikuar video të rralla nga lindja e të birit, ndërkohë që ka edhe një dedikim të ndjerë për të. “Faleminderit ZOT që si sot 6 vjet më parë në ditën time të lindjes më bekove me dashurinë më të madhe që mund të bekohet një femër birin tim Fernandon”, shkruan ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *