Subscribe

Ka nisur me përplasje seanca për masën së sigurisë ndaj Henri Çilit dhe 30 të arrestuarve të tjerë të aksionit policor ‘Mezhgorani’.

Edhe pse u përzgjodh në moment të fundit, gjyqtar i çështjes, Dritan Hasani ka kërkuar tërheqjen pasi tha se ka qenë shok klase në fakultet me Betim Shkupin, administratorin e UET-së, një nga të arrestuarit gjate operacionit.

Por kërkesa e tij është hedhur poshtë pasi eshte vlerësuar se nuk ka konflikt interesi, duke lënë kështu Hasanin gjyqtar te ceshtjes.

Fillimisht gjyqtare e çështjes ishte caktuar Yrvete Shkreli, por u ndërrua pas kërkesës që dorëzoi në gjykatë prokurori i çështjes Asllan Bajrami. Organi i akuzës dhe Shkreli patën përplasje nëse masat e sigurisë duheshin dhënë të dielën apo të hënën.

Çili akuzohet se ka ndërhyrë për të ndikuar në sistemin gjyqësor për dy të dënuar me burgim të përjetshëm, Arbjon Aliko dhe Feti Yzeiraj.

Pas përgjimeve të Prokurorisë, në pranga ka rënë dhe juristi  Ilir Kobi, administrator I Uet Betim Shkupi dhe biznesmeni Sait Fishta nga Shkodra.

Adil Aliko, babai i Arbjon Alikos i dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, dyshohet se i ka kaluar në pronësi me kontratë dhurimi Çilit dy apartamente në Velipojë.Ndërkohë që  kishin rene dakord për 750 mijë euro dhe pjesa tjetër do të kalonte CASH.

Rasti tjetër kur Henri Çili dyshohet se ka marrë përsipër të lobojë tek autoritetet e drejtësisë  është edhe për Feti Yzeiraj, i dënuar përjetë. Të dy këta  personakanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku përmes Çilit kërkonin të gjykoheshin në 50 dosjen e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *