Subscribe

Kryetari i PDIU-së, z.Shpëtim Idrizi, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, teksa bisedoje për koalicionet e mundshme e ndër të tjera dhe për mundësinë e të qenurit në qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve të 25-Prillit, u shpreh se ministria që synon është ajo e Diasporës.

Alban Dudushi: Çfarë ministrie do të preferonit të kishit, në një qeveri të ardhshme?

Shpëtim Idrizi: Besoj që është shumë shpejt për të folur për këtë…

Alban Dudushi: Mund të jetë Ministria e Diasporës, e Arsimit….

Shpëtim Idrizi: Padyshim që Ministria e Diasporës ka qenë gjithmonë vokacion i PDIU-së, sepse padyshim që ne jemi shumë të vëmendshëm çfarë ndodh me shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri apo tashmë Kosova, për ta afruar në këtë mënyrë se si thamë, pra t’i bëjmë kufijtë konvencionalë dhe ta bëjmë njohjen midis nesh, arsimin dhe ekonominë bashkë. Ne, besoj si shqiptarë, i kemi një borxh shumë të madh Diasporës së vjetër politike, sepse ata performuan që të kemi këtë Shqipëri politike që kemi sot. Ata që ngritën flamurin në ’12-ën, 90% ishin nga Diaspora. Po kaq, në duhet t’i jemi mirënjohës Diasporës së re, të cilët mbajnë këtë ekonomi rrumpallë në këmbë, sepse Shqipëria i ngjan një studenti në konvikt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *