Numërimi i votave po vazhdon në të gjithë vendin edhe pse në disa qendra votimi vazhdon pushimi i drekës për të rifilluar sërish, ndërsa deri më tani nuk ka ndodhur asnjë incident.  Partia Socialiste është ajo që ka grumbulluar më shumë vota në qarqe, ndjekur më pas nga PD dhe LSI.

 

Ndërsa në listën e forcave politike vihen re parti që kanë marrë shumë pak vota në rang vendi. Aleanca Arbnore kombëtare AAk e Gjet Ndoj ka marrë vetëm 150 vota dhe asnjë mandat. Gjithashtu edhe Aleanca Demokratike e Eduart Abazit është më pak e votuara me vetëm 284 vota dhe asnjë mandat.

Edhe ADK e Zef Bushatit ka fituar vetëm 359 vota në rang vendi dhe asnjë mandat, pranë saj qëndron dhe PKSH me 438 vota, duke vazhduar më tej me MEGA  dhe APD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *