Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një çifti shqiptar nga Malësia e Malit të Zi, ka ndodhur në SHBA.

Aksidenti ka ndodhur dje në mëngjes Urën George Washington në New York, njoftojnë mediat vendase.

Ishte ora rreth 9:42 e mëngjesit, kur një makinë Honda CRV u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës.

Makina e çiftit shqiptar, Honda u kthye përmbys.

Në të udhëtonin shqiptarët Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Bisere Frluckaj, 47 vjeçe.

Dy viktimat banonin në Bronx.

Gruaja humbi jetën në vend, kurse i shoqi që ishte në timon, u dërgua urgjent në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Shoferi i makinës tjetër u dërgua në një spital në Teaneck, me lëndime të lehta.

Autoritetet po punojnë për shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *