Tre valixhe me kufoma të copetuara , të dyshuara të një cifti shqiptar janë gjetur në një tokë te mbjellë me perime në një zonë midis burgut të Firences dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno.

Një tatuazh tek një nga kufomat do të identifikonte viktimat si çiftin shqiptar të cilët u zhdukën në atë zonë në vitin 2015. Në pritje të AND-së, të dhënat i kanë cuar mediat tek Shpetim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, burri dhe gruaja që erdhën në Itali për të gjetur fëmijët e tyre, teksa njëri po mbahej në atë kohë në burg Sollicciano. Kësisoj mes hipotezave të krimit është pikërisht ajo e “mesazhit” drejtuar dikujt.

Hetuesit janë ende të kujdesshëm dhe nuk e kanë konfirmuar identitetin e viktimave. Por në një krah të gjetur në njërën prej valixheve ka një tatuazh në formë spirance nën emrin e qytetit shqiptar Vlore (“Vlore”) dhe një shkrim tjetër “SHP”. Kjo e fundit mund t’i referohej saktësisht inicialet e Shpëtimit.

Ajo që duket e sigurt, sipas vlerësimeve të para të gjyqtarëve, ishte një vdekje e dhunshme për të dy. Cifti është dhunuar barbarisht dhe pastaj janë mbytur. Pastaj u copëtuan dhe u hodhën në një arë pranë burgut Sollicciano. Dhe këtu vjen një nga drejtimet hetimore. Ndoshta ishte një mesazh. Në atë burg, pikërisht në kohën kur çifti shqiptar u zhduk, djali i tyre u burgos pasi u arrestua për posedim të 6 kilogramëve marijuanë.

Autopsia ndaj viktimës mashkull e kryer disa ditë më parë tregon se ai ka marrë një goditje në fyt ndërsa gruaja është rrahur barbarisht pasi paraqiste goditje të shumëfishta në fytyrë dhe kokë, thyerje të kockave të brinjëve.

Vajza e çiftit nga Vlora, e cila jeton në Castelfiorentino (Firence) tha se shpreson shumë që të mos jenë prindërit e saj por për këtë duhet të pritet përgjigja e AND-së.

Hetimet nga karabinierët po vazhdojnë. Ata po kërkojnë një valixhe tjetër ku dyshohet se janë fshehur gjymtyrët e poshtme të burrit./ Burimi: TGCOM

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *