Një turist britanik ka filmuar një rrahje brutale që ka ndodhur në prezencë të qindra kalimtarëve, në stacionin e autobusëve pranë një resorti luksoz në San Antonio të Ibizës.

 

Në videon e publikuar më poshtë mund të shihet se si rrahen brutalisht shoferi i autobusit me një pasagjer dhe të dashurën e tij.

 

Pas një sherri verbal disa minutash, situata u përshkallëzua në rrahje dhe kështu shoferi i autobusit humbi durimin dhe filloi t’i sulmojë.

 

Ai shihet se si pasagjerin e kap për qafe dhe e rrëzon në tokë, dhe në ato momente futet në lojë e dashura e tij e cila e godet nga pas shoferin, shkruan Telegraf.

 

Por tek pas disa minutave rrahje, ndërhyjnë kalimtarët e rastit të cilët pas shumë përpjekjeve arrijnë t’i ndajnë.

 

Sipas autorit të videos, incidenti ndodhi kur shoferi i autobusit goditi me shuplakë pasagjerin i cili i është drejtuar me agresivitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *