Stefanie dhe Arryn janë një çift amerikan, që një ditë u zgjuan dhe zbuluan se fotot e tyre kishin pushtuar internetin. Ata janë një çift si gjithë të tjerët, ama ajo që i bën të dallojnë është dashuria që kanë për njëri-tjetrin.

 

 

 

Çifti se kishin menduar kurrë se disa foto të shkrepura për kënaqësinë e tyre do të bënin kaq shumë bujë duke marrë 63000 pëlqime, 85000 shpërndarje dhe 10000 komente. Stefanie ka thënë se mesazhi që kërkonte të përcillte nëpërmjet këtyre fotografive ishte besimi në vetvete.“Gjatë gjithë jetës time jam ndjerë keq për peshën time trupore , por në momentin që njoha Arryn, ai më ka bërë të ndihem më e sigurtë në vetvete, ai më thotë çdo ditë se në sytë e tij unë dukem perfekte.”- është shprehur Stefanie.

 

 

 

 

Mesa duket kimia mes çiftit i ka bërë përshtypje edhe ndjekësve, të cilët janë treguar mjaft pozitiv dhe e kanë mbështetur çiftin nëpërmjet komenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *