Pas zbulimit të çiftit të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ministri i shëndetësisë ka bërë të ditur se 40 persona janë vetëizoluar në komunën Qendër Zhupë. Ata janë të afërm të çiftit nga Dibra e Madhe, të cilët kanë zhvilluar vizita në shtëpinë e tyre.

 

Në Kosovë ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus.

 

Ndërsa gjendja shëndetësore e 4 të infektuarve në Serbi dhe në Bosnjë Hercegovinë, paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

 

Ne Ballkan me problematike situate eshte ne Greqi ku jane 73 persona te prekur deri me tani.

 

Edhe në pjesën tjetër të botës koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi. Këtë të dielë, 19 persona kanë humbur jetën, ndërsa Neë York-u ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

 

Edhe Uashingtoni konfirmoi rastin e parë me koronavirus një ditë më parë, ndërsa president i Donald Trump ka deklaruar se nuk është aspak i shqetësuar.

Në nivel global sot raporti flet për 3600 viktima dhe mbi 100 mijë të infektuar me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *