Dy vajza lesbike janë masakruar nga një grup të rinjsh brenda në autobuz në Londër.

Ngjarja ka ndodhur në 30 maj në kryeqytetin anglez, po më shumë se kaq, arsyeja përse janë goditur me grushte, shkelma të fortë ka bërë më tepër përshtypje.

Njëra prej vajzave lezbike e ka bërë publik foton ku ajo bashkë me shoqen e vet duken të shpërfytyruara dhe te mbuluara nga gjaku ndërsa shpjegon edhe atë që ndodhi.

 

“ Ishin 4 të rinj nga mosha 20 deri në 30 vjec. na kërkuan që të putheshim me njera tjetrën në sytë e tyre teksa ishim brenda në autobus. I thash të na linin të qetë sesa shoqja ime Kris nuk ndihej mirë. Mbaj mend pastaj që ata e futën në mes shoqen time dhe e goditen pa fund dhunshëm. Hyra për ti ndare por edhe unë e pësova në të njëjtën mënyrë”, u shpreh 28 vjecarja Melania Geymonat e cila punon si hostes në një kompani ajrore. E gjithë ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të autobuzit në Londër. Përvecse i rrahen, të rinjte edhe i grabiten sendet e tyre me vlerë, ciftit të vajzave lezbike të cilat shkuan për të bërë denoncim në polici.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *