Gjykata e Shkodrës la në “burg pa afat” çiftin e bashkëshortëve nga Vlora, që tentuan të grabisnin një argjendari në qendër të qytetit verior.

 

Arben dhe Anisa Hoxhaj udhëtuan nga Vlora drejt Shkodrës për të kryer krimin. Ata hynë në dyqan si klientë të zakonshëm dhe sulmuan shitësit me spraj lotues.

 

Por pronarët rezistuan duke bërë të mundur edhe neutralizimin e tyre në derën e dyqanit. Pak minuta më pas, agresorët u arrestuan nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *