CIA ka lejuar publikimin e rreth 470 mije dosjeve të konfiskuara në maj të vitit 2011 gjatë operacionit të forcave speciale amerikane ne Pakistan, ku u vra Osama Bin Laden.

 

Publikimi përfshin edhe letrat e “sheikut të terrorit”, komunikimet familjare, foto edhe të liderit të organizatës si dhe video të konsideruara të rëndësishme nga CIA, “për të kuptuar planet dhe metodat e punës së organizatës terroriste”.

 

Sipas Agjencisë Amerikane te Inteligjencës, disa materiale janë ndaluar sepse mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *