Ish-drejtori i CIA-s konfirmoi sot se kishte paralajmëruar Moskën për çdo ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane, por që Rusia kishte zgjedhur injorimin e këtij paralajmërimi të bërë verën e kaluar.

 

“Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se Rusia ka ndërhyrë në procesin tonë zgjedhor për presidencialet 2016 dhe ajo e ka bërë pavarësisht protestave tona dhe paralajmërimeve të qarta për të mos vepruar kështu”, deklaroi John Brennan.

 

Ish-kreu i CIA-s nga viti 2013 deri në janar 2017, pyetur nga komisioni i shërbimit sekret i Dhomës së Përfaqësuesve, theksoi se kishte telefonuar më 4 gusht 2016 kreun e FSB, shërbimet sekrete ruse.

 

“I kam thënë se të gjithë amerikanët, kushdo qoftë bindja e tyre politike apo preferenca për zgjedhjet, ishin të vendosur për të zgjedhur drejtuesit e tyre pa ndërhyrje. I kam thënë se amerikanët do të indinjohen nga çdo ndërhyrje në zgjedhje”, theksoi Brennan.

 

Sipas tij, bashkëbiseduesi i tij ka mohuar papritur çdo përfshirje ruse duke theksuar se do t’ia përcillte presidentit rus, Vladimir Putin paralajmërimin amerikan.

 

John Brennan përsëriti që CIA kishte zbuluar në 2016 shenja të mundshme bashkëpunimi mes rrethit të Donald Trump dhe rusëve, dyshime që janë aktualisht objekt i tre hetmeve të ngjashme, dy nga parlamentarët e Kongresit dhe një nga një prokuror special i emëruar javën e kaluar.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *