Modeli Chrissy Teigen ka bërë një goditje të madhe për Snapchat këtë fundjavë, duke zbuluar se ajo nuk do ta përdori më platformën.

Ky nuk është problemi i parë për Snapchat kujtojmë pakënaqësinë e Kylie Jenner me platformën që shkaktoi rënien e aksioneve të snapchat me 1.3 miliardë dollarë në shkurt, kur ajo shpjegoi se nuk I pëlqente më designin e këtij aplikacioni.

Kjo u pasua me shpejtësi nga zemërimi i Rihannas në Snapchat për ndarjen e një njoftimi ofensiv, në të cilin aplikacion në formën e një fotografie pyeste përdoruesit nëse ata do të preferonin “të rrahin Rihannën apo Chris Broën”. Rihanna lëshoi një deklaratë në Instagram Stories rreth incidentit duke thënë:

“Ju keni shpenzuar para për të animuar diçka me qëllim! Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale, sepse unë nuk kam shumë ndjenja në lidhje me këtë … por të gjitha gratë, fëmijët, dhe burra që kanë qenë viktima të dhunës në familje në të kaluarën… turp për ju. ”

Ndërsa Chrissy Teigen ka shpjeguar: “ Jam duke u larguar nga snapchati për shumë arsye: Updatet e vazhdueshme, ndodhia me Rihannën dhe njerëzit të cilët më kërkojnë dhe nuk më gjëjnë dot!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *