Bloggerja më e njohur në Itali, Chiara Ferragni ka shkarkuar Riccardo Pozzoli-n nga bordi drejtues i ‘Tbs Crew’ që menaxhon blogun e saj “The blonde salad” dhe e ka zëvendësuar me dikë tjetër. Djaloshi në fjalë është ish-i dashuri i saj, njihet si një nga personat më me influencë në fushën e modës dhe së bashku kanë themeluar kompaninë që zotëron Chiara.
Pas martesës me Fedez ky hap ishte parashikuar nga të gjithë, pasi nevojitej edhe ndarja profesionale mes tyre. Kujtojmë se Chiara dhe Riccardo kanë qenë të lidhur për 6 vite.