Në Angli, në ndeshjen e prapambetur që i takonte javës së 7 të Premier League, Fulham thelloi edhe më shumë krizën e Chelsean duke e mundur me shifrat 2 me 1.

 

Braziliani Willian, ish-lojtar i bluve i dha avantazhin Fulhamit në minutën e 25, ndërsa Kulibali ishte ai që vendosi baraspeshën.

 

Në minutën e 58 episodi që nd4eshkoi Chelsean pasi Zhoao Feliz i sapomarrë nga Atletico Madrid dhe në ndeshjen Debuytruese mori kartonin e kuq.

 

Diferencat numerike u ndjenë në fushë pasi Fulham pak minuta më vonë shënoi edhe golin e fitores me anë të Carlos Vinisius.

 

Interesant fakti që Fulham e mposhti Chelsean pas 17 vitesh dhe tani ka 6 pikë më shumë sesa blutë në klasifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *