Humbja ne startin e sezonit te ri te Champions League kunder Dinamo Zagreb i ka “ngrënë koken”, trajnerit të Chelsea Tomas Tuchel.

 

Presidenti i ri i “bluve te Londres” Todd Boehly vendosi ta shkarkoje nga detyra pas humbjes minimaliste 1 me 0 te marten ne mbremje ne Kroaci ndaj nje kundershtari modest.

 

E megjithate perpos kesaj, duket se shkarkimi i teknikut gjerman eshte si nje “rrufe” ne qiell te hapur duke marre ne konsiderate te kaluaren e suksesshme te Tuchel tek londinezet.

 

Tekniku i njohur madje ka mundur te fitoje edhe Champions League dy sezone me pare me Chelsea, pa harruar edhe Superkupen e Europes dhe Boterorin e Klubeve.

 

49-vjeçari e drejtoi Chelsea-n,  në 100 ndeshje zyrtare mes kampionatit, kupave ne Angli dhe kompeticioneve europiane prej janarit te vitit 2021 kur mori edhe drejtimin e skuadres.

 

Fillimi i ketij sezoni per Chelsea nuk ka qene brilant, pasi veç gafes ne Champions, skuadra edhe ne Premier League nuk ka shkelqyer, ndonese Presidenti i ri beri shpenzime marramendese ne merkato duke blere lojtare me shifra te cmendura.

 

Ende nuk ka nje emer konkret qe do te zevendesoje teknikun gjerman ne krye te skuadres se njohur te Londres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *