Ndeshjet e fundit të prapambetura në kampionatin anglez i buzëqeshën Chelseas dhe Manchester United. Blutë e Londrës morën një fitore të çmuar në transfertë kundër Brighton 2 me 1, sukses që i garantoi ngjitjen në vendin e gjashtë i cili i kualifikon në Europë për sezonin e ardhshëm.
Tanimë mund të mjaftohen me një barazim në ndeshjen e fundit kundër Bërnmuth në mënyrë që matematikisht ta mbyllin të gjashtit, ndërsa vendi i pestë është paksa matematikë e komplikuar pasi duhet të fitojnë vetë dhe të shpresojnë që Totenham të mundet nga Shefild Juniitid.
Palmer ishte ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 34 për blutë e Londrës.
Në mesin e pjesës së dytë ishte radha e Nkunku që të dyfishonte shifrat për londinezët. Goli në minutën e 7 shtresë i ekipit vendas me anë të Uellbek nuk e ndryshoi dot historinë e ndeshjes.
Shumë më e bukur dhe dëfryese ndeshja tjetër në Old Traford mes Manchester United dhe Njukasell, duel direkt për kupat e Europës. Në fund fituan djajtë e kuq 3 me 2, të cilët i prishën shumë punë “qymyrxhinje” duke qenë se me këtë humbje ata humbën vendin e gjashtë në dëm të Chelseas.
Mauino për Junaitid hapi serinë e golave në minutën e 31. Në startin e pjesës së dytë ishte Gordon që riktheu ekuilibrat, mirëpo skuadra e Ten Hages rigjeti shpejt avantazhin duke iu falur një goli të Dialo. Hojlund në minutën e 84 i çoi shifrat në 3 me 1 për Manchester United, e përtej golit të dytë të miqve në minutat shtesë me anë të Hall, asgjë nuk ndryshoi më./vizionplus.tv