Charlie Sheen këtë të mërkurë, gjatë një intervistë në “The Kyle and Jackie O Show”, ka treguar një të vërtetë për Hollywood dhe faktin se ai njeh aktorë të tjerë që janë diagnostikuar më HIV, por kanë frikë të flasin në publik.
“Ka shumë të tillë, dhe unë i njoh kush janë, por këtë sekret do e marr me vete në varrë”- u shpreh 51-vjeçari. Në nëntor të vitit 2015, aktori i njohur amerikan Charlie Sheen rrëfeu për publikun se ishte HIV pozitiv duke tronditur kështu opinionin publik. Ish-partneret e tij dhe partnerët e tyre aktualë u “mobilizuan” për të bërë analizat, në mënyrë që të zbulonin nëse edhe ata ishin të infektuar, transmeton Syri.net
Sheen duket se po e përjeton me mjaft sportivitet situatën e tij shëndetësore, madje ai ka shprehur se ndjen një përmirësim të dukshëm pas kurës që po ndjek. “Duket për të qeshur, por tani që po përdor ‘ilaçin magjik’ PRO-140, ndihem më i sigurt se shumica e njerëzve që rrezikohen çdo ditë nga infektimi me virusin”,- tha ai në një emision televiziv.




