E pabesueshme ajo qe ka ndodhur me Uefa-n. Shorti i Champions League i hedhur ne oren 12:00 do te duhet te rihidhet nga fillimi per shkak te gabimeve proceduriale.

Liverpool ishte vendosur ne listen e kundershtareve te mundshem te Atletico Madrid ne nje kohe qe keto dy ekipe ishin perplasur e fazen e grupeve. E njejta gje kishte ndodhur edhe me Villareal dhe Manchester United, dy ekipe qe u ndeshen pak kohe me pare! Per kete arsye shorti do te rihidhet ne oren 15:00.

Kujtojme qe goglat e para kishin nxjerr dy supersfida ne 1/8, Byern Mynih vs Atletico Madrid dhe PSG-Manchester United! Shorti kishte perplasur Messin me Ronaldon dy më të mirët e 15 viteve te fundit. Po ashtu ndeshja shume interesante do te duhej te ishte edhe ajo mes favoriteve te Bayern dhe Atleticos se Simeones.

Inter do te luante kunder Ajax ne nje short te pranueshem pasi kishte shmangur perplasjet e medha ndaj ekipeve angleze dhe Bayernit.

Chelsea kampion ne fuqi do te duhej te luajte ndaj Lille ndersa Manchester City kunder Villareal.

Real Madrid duhej te luante ne derbin iberik ndaj Benfices ndersa Liverpool me surprizen Salzburg.

Juventus i ra shorti i parē ndaj Sporting Lisbone.

Duelet e para te 1/8 do te luhen ne 15/16 dhe 22/23 shkurt ndersa te kthimit ne muajin mars 2022 dhe do transmetohen ne Tring.

Mirepo pak me vone shorti eshte anulluar per shkak te nje gabimi te bere ne vazot e skuadrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *