Tre ekipet e fundit që siguruan kualifikimin për fazën e grupeve të Uefa Champions League janë Salzburg, Sheriff dhe Shakhtar.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure u luajtën sfidat e fundit të fazës play off, ku spikati përballja mes Shakhtar dhe Monaco. Fitorja 1-2 në minutat e rregullta të lojës nuk u mjaftoi francezëve për të vazhduar më tej garën. Kjo për shkak të fitores 1-0 që ukrainasit kishin siguruar në ndeshjen e parë në “Principate”. Gjatë 30 minutave shtesë pas përfundimit të kohës zyrtare, Shakhtar nepermjet nje autogoli te Aguilar barazoi sfiden ne minuten e 113, qe mjaftoi edhe per tu kualifikuar per ne fazen e grupeve me rezultatin e pergjithshem 3-2..

Dinamo Zagreb nga ana tjetër nuk e gjeti dot mrekullinë përballë Sheriff Tiraspol, për shkak të humbjes 3-0 në sfidën e parë. Moldavet moren nje barazim 0 me 0 dhe festuan suksesin historik te kapjes se grupeve per here te pare.

Salzburg u kualifikua pa shumë vështirësi, perballe Broendby. Austriaket fituan 2 me 1 ne Danimarke duke perseritur te njejtin sukses te javes se kaluar.

Të treja sfidat u transmetuan ekskluzivisht vetëm në platformën “Tring”, platforme e cila do te sjell tek ju sot ne oren 18:00, shortin per fazen e grupeve. 32 ekipet me te mira te Europes sonte do te njohin rivalet e tyre, me nje ndarje 8 grupe me nga 4 skuadra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *