Kryedemokrati Lulzim Basha u pyt në konferencën e sotme nëse Sali Berisha do të jetë apo jo pjesë e grupit parlamentar të PD në shtator, pasi u shpall ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

 

Si përgjigje, kryedemokrati dha se nuk do të komentojë asnjë çështje tjetër, përveç raportit të OSBE për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 

Pyetje: Ju kërkuat që Tom Doshi të mos kandidojë për zgjedhjet. A do të aplikohet i njëjti standard për Sali Berishën që u shpall “non grata”?

 

“Jemi krenarë për ligjin e dekriminalizimit. Ne nuk harrojmë që megjithëse nuk i kishim numrat në Parlament detyruam mazhorancën në 2014 dhe 2015 të pranonte plagën e rëndë të kriminalizimit, përmes futjes së personave me rekorde kriminale si deputetë, kryetar bashkish. Kriminalizimi i politikës është një vepër e mirëmenduar e kreut të kësaj partie…Nuk do komentoj asnjë çështje që del këtij raporti dhe do të mbetem i hapur për çdo koment tjetër në çdo takim tjetër. Besoj që me të drejt, që çdo shmangie e vëmendjes publike nga raporti nuk i shërben interesit publik. Kurrë nuk keni qenë përballë meje me censurën në mes dhe kurrë nuk do të jeni.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *