Subscribe

Ishte ora 12 e 5 minuta e 11 viteve më parë, kur ky shpërthim i mori jetën 26 personave dhe plagosi 300 të tjerë.

 

Shpërthimi ndodhi në fabrikën e demontimin e armëve, në fshatin Gërdec të Tiranës, duke lënë pas viktima dhe të plagosur e shtëpi të shkatërruara.

 

Spitalet u mbushën me të gjymtuar, e të dëmtuar nga vala e shpërthimit.

 

Ngjarja tragjike u pasua edhe nga akuza politike ku ne qendër te tyre ishte ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu.

 

Përgjegjësia për të u zgjidh shpejt. Çështja u mbyll në Gjykatën e Lartë pa asnjë vendim dhe Mediu mori serish mandatin e deputetit në 2009.

 

Prokuroria nisi menjëherë hetimet duke marre 29 të pandehur. Fillimisht organi i akuzës kërkoi dënimet maksimale për ish-kreun e MEICO-s Ylli Pinari, ish-administratorin e kompanisë “Albademil” Mihal Delijorgji dhe ish-drejtorin e fabrikës së Gërdecit, Dritan Minxolli.

 

Gjykata e shkallës së parë dha një dënim më të ulet se kërkesa e organit të akuzës. Më pas i erdhi radha gjykatës së apelit e cila pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar duke u ulur të pandehurve 1/3 e dënimit.

 

Përfundimisht Delijorgji u dënua me 6 vite e 6 muaj burg, Ylli Pinari me 15 vite dhe Dritan Minxolli me 12 vite burgim, ndërsa për disa të tjerë u dha pafajësi.

 

Por, sot kur kana kaluar 11 vite nga tragjedia e Gërdecit, asnjë prej të pandehurve nuk qëndron në burg. Të fundit që lanë qelitë ishin Pinari e Delijorgji, kur në 2014-ën përfituan nga liria me kusht. Njëri nga të pandehur u dënua në mungesë, ndërsa ndodhet në statusin e azilantit në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *