Në Gjermani qeveria federale dhe landet kanë vendosur masa të reja. Po çfarë mendojnë qytetarët për këto masa? Sipas rezultateteve të anketimit aktual të ARD, veçanërisht interesant është debati për karantinimin.

 

Varianti Omikron i virusit Corona po përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani. Nga një vështrim në vendet e tjera tregon se në Gjermani janë më pak njerëz të sëmurë rëndë me COVID-19. Këshilli i ekspertëve i krijuar nga qeveria e re federale parashikon megjithatë se mund të ketë më shumë të infektuar e si rrjedhim një numër të lartë pacientësh. Kjo mund të krijojë probleme shtesë edhe në spitale, në ambulanca dhe tek mjekët e familjes.

 

Por nuk është vetëm sistemi shëndetësor ai që preket. Çfarë ndodh nëse shumë punonjës në polici, zjarrfikësa, shkolla e institucione të tjera publike sëmuren dhe do t’u duhet të qëndrojnë në karantinë për dy javë? Çfarë ndodh me personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit me virusin Omikron?

 

Sa i rrezikshëm është Omikroni?

 

Në takimin e kancelarit me kryeministrat e landeve, një prej mundësive të diskutuara për zbutjen e gjendjes prej mungesës së punonjësve në shëndetësi ishte edhe shkurtimi i kohës së izolimit tek personat pa simptoma si dhe për personat që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, pra vaksinën përforcuese. Qytetarët i shohin si pozitive këto propozime, thuhet në sondazhin mbi tendencat aktuale të ARD, i kryer nga Instituti infratest-dimap.

 

Varianti Omikron duket, se nuk i ka frikësuar shumë njerëzit në Gjermani. Shumica e të anketuarve (59 për qind) janë të shqetësuar nga një lockdown i mundshëm në Gjermani. Ndërsa nga varianti Omikron janë të shqetësuar aktualisht rreth 51 për qind e të anketurave. Në fillim të dhjetorit kuota ishte nëntë për qind më shumë./DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *