Misteri i kafkës së kristaltë  fsheh dhe një mashtrim. Në 1881, dy mercenarë amerikanë kanë gjetur dy kafkat e para të kristalta.

 

Trembëdhjetë kafka kristali, janë gjetur gjithsej në të gjithë Evropën Qendrore dhe Jugore. Ndoshta kafka më e famshme e gjetur ndonjëherë është kafka “Mitchel-Hedges”,e gjetur nga një  shtatëmbëdhjetë vjeçare, Anna Mitchel Hedges teksa shoqëronte babain e saj Albert Frederick Mitchel Hedges në një ekspeditë.

 

Më pas u zbulua se Mitchel Hedges e kishte blerë kafkën në një ankand në Sotheby të Londrës në vitin 1943. Një tjetër kafkë e famshme është dhe ajo e Muzeut Britanik e blerë në Meksikë.

 

Megjithë dyshimet e drejtorit të Muzeut American Indian për një kohë të gjatë për kafkën, si dhe paralajmërimet e kolegëve te Muzeut me qëllim të mirë, kafka e Kristalit, Mitchell-Hedges ne fakt, u ekspozuar në Nju Jork për një kohë të gjatë.

 

Ky ekspozim i dha një legjitimitet kafkës, gjë që se kishte më parë.
Pas ekspozitës dhe publikimit të librit më 1973 nga Garvin, pronari i “Skull Apokalipsi” nisi karrierën e tij të gjatë si roje i objektit që po bëhej gjithnjë e më misterioze, me fuqi të jashtëzakonshme.

 

Tek libri ”Aleati im” thuhet që Frederick Mitchell-Hedges e paraqiste kafkën si një “mishërim i të gjithë të keqijave” dhe se “disa njerëz të cilët e kanë qeshur me cinizëm, kanë vdekur, dhe të tjerët kanë vuajtur nga sëmundje të rënda.

 

Kafka e Kristalit e Ana- Mitchell-Hedges nuk është aspak e vjetër, as dhe shumë e vjetër. Kjo është bërë ndoshta në Evropë në shekullin e njëzetë. Ajo nuk është me fuqi magjike, nuk është e frikshme dhe jo gjithçka që pretendohet se është, thonë shkencëtarët antropolog.

 

Jane MacLaren Walsh është një antropolog në Muzeun Kombëtar, Institucion Smithsonian i Historisë Natyrore. Duke përdorur përvojën e saj në koleksionet arkeologjike nga Meksika, ajo është duke u përpjekur të kuptoj se si është arritur të kamuflohet për një kohë të gjatë kjo kafkë kristiali e paraqitur si objekt i fiseve para-kolumbiane.

 

Nga analiza të imta me mikroskop të përmasave mikronike, rezulton se Kafka e Kristalit Mitchell -Ana-Hedges, është një prodhim i viteve 1933 e realizuar me gdhendje nga diamante me shpejtësi shumë të mëdha.

 

Ky është rezultati përfundimtar për këtë kafkë gjoja misterioze, për vite me rradhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *