Ndërtesa që shikoni në videon e mësipërme, megjithëse duket e thjeshtë, mban thesarin më të madh në botë. Kjo ndërtesë ndodhet në një rajon norvegjez afër arktikut, një vend shumë i lartë, aq i lartë sa sipas parashikimeve çdo katastrofë që mund të ndodhë në botë nuk do të mund të arrijë në lartësinë ku ndodhet ai, por…

 

Kjo është Arka e Noes e kohëve moderne. Aty nuk ka njerëz, as kafshë as shpendë e as peshq, ka vetëm fara bimësh. Janë të grumbulluara të gjitha llojet që ekzistojnë në rruzul. Vendi në fjalë është shumë i ftohtë dhe i thatë. Kjo ndërtesë njihet me emrin “Seed Vault Global”.

 

Seed Vault Global, filloi të ndërtohehej në vitin 2008, dhe ndodhe në Spitsbergen, një ishull i vogël norvegjez, për shkak të temperaturës së saj të ftohtë dhe izolimit relativ. Thatësira, përmbytjet dhe të tjera ngjarje katastrofike nuk do ta preknin atë, por mund ta prekë nxehtësia nëse ajo vijon me ritmet e sotme.

 

Toka ka përjetuar temperatura rekord për vite me rradhë dhe nuk ka shenja se ndalimi. Tani, sipas qeverisë norvegjeze, temperaturat e larta në rajon shkaktuan shkrirjen e akullit të ishullit dhe shiun e fortë që binte në vend të dëborës. Uji shkaktoi përmbytje dhe arriti të ffuten në hyrje të tunelit, por nuk shkaktoi dëme. Duke folur për The Guardian, zyrtari i qeverisë norvegjeze, Hege Nja Aschim tha: “Shumë ujë hyri në fillim të tunelit dhe më pas u ngri në akull më pas akulli u shkri nga punonjësit dhe uji u nxorr jashtë duke e kthyer gjithçka në normalitet. Norvegjia tani është duke e monitoruar kullën e fidanëve në çdo kohë në pritje të problemeve të ardhshme potenciale. Është e paqartë se sa rreziqe do të ndikohen në të ardhmen nëse temperaturat në rajon vazhdojnë të rriten.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *