Të martën është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV American Music Awards’.

 

Pjesë e kësaj ceremonie ishin shumë yje botërore, modis të cilëve diva e muzikës, Jennifer Lopez.

 

Ajo rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj, duke u renditur edhe tek personazhet e veshur më bukur. Ajo parakaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan pink, si një kukull “Barbie” të krijuar nga duart e stilistit libanez George Chakra.

 

Fustani është pjesë e koleksionit të fundit të tij, vjeshtë-dimër 2018/2019 dhe këngëtares i shkonte shumë edhe me ngjyrën e saj të lëkurës dhe modelin e flokëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *