Subscribe

 

Këtë vit janë vërejtur më pak shpendë në liqenin e Prespës. Këto janë rezultatet  paraprake të censusit për shpendët dimërorë për këtë vit. Sipas specialistëve të zonave të mbrojtura, nga viti në vit ka një rënie të numrit të tyre në ujërat e liqenit.

 

 

“COSTANZE SCHAAF

DREJTUES I PROJEKTIT TE CENSUSIT

 

Sot ende nuk kemi mbaruar dhe nuk mund të jap rezultat final, por impresionet e para tregojnë se ka më pak shpendë. Kjo nuk do të thotë që kemi situatë shumë të keqe sepse duhet të analizojmë të dhënat e mëparshme dhe faktorët që sjellin këtë situatë.”

 

Specialistët thonë se numërimi i shpendëve dimërore bëhet në mënyrë manuale dhe se marzhi i gabimit është shumë i vogël.

 

Censusi i shpendëve dimërorë zhvillohet prej 20 vitesh radhazi duke përfshirë tre shtete: Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Këto ditë, censusi ka vijuar në ujërat e liqenit te Ohrit në Pogradec.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *