Në liqenin e Pogradecit ka një rritje të ndjeshme të numri të shpendëve. Një fakt i tillë del nga censusi i shpendëve i realizuar edhe këtë vit në liqen.
Ekspertët shpjegojnë se ky fenomen lidhet kryesisht me zhvendosjen e tyre nga liqeni i Prespës drejt Pogradecit.
Ndërkohë, specialisti i zonave të mbrojtura Gani Bego shton se procesi i censusit po zhvillohet paralelisht në të dyja anët e Liqenit të Ohrit.
Censusi i shpendëve dimërues zhvillohet prej disa vitesh dhe ka si qëllim monitorimin e popullsisë së specieve të ndryshme në liqenet e Pogradecit dhe të Prespës, duke shërbyer si një tregues i rëndësishëm për gjendjen e biodiversitetit në këto zona të mbrojtura./vizionplus.tv





